Ish-gruaja zvicerane 72-vjeçare vjen në Kosovë dhe ia bën 'llom' bashkëshorten pejanit

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 17:37
Ish-gruaja zvicerane 72-vjeçare vjen në Kosovë dhe ia bën 'llom' bashkëshorten pejanit

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 60-vjeçar nga Peja,  ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të telasheve që ia ka shkaktua ish bashkëshortja e tij zvicerane, me të cilën ka jetuar në Zvicër kohë me parë derisa janë ndarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media mëson se para dy ditësh, e dyshuara ka marrë rrugën për Kosovë dhe kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, në rrugën e Vilsonit në Pejë, për t’u takuar me ish burrin, për arsye akoma të panjohura.

Sherri aty plasi dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme, kur e mori një veturë nga oborri i shtëpisë së ish burrit dhe u largua, për t’u kthyer sërish më pas. Kësaj radhe, ajo dyshohet se e ka sulmuar gruan me te cilën është martuar ish-burri i saj.

Kjo nuk është hera e parë që zvicerania ka shkuar në shtëpinë e ish burrit të saj në Pejë, por deri më tash nuk është raportuar asnjë incident.


(Kosova Sot Online)