Arrestohen dy trafikantë shqiptarë në Itali

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 19:37
Arrestohen dy trafikantë shqiptarë në Itali

Dy trafikantë droge janë arrestuar nga autoritetet policiore të Bolonjës në Itali.

Bëhet me dije se janë sekuestruar disa kilogramë lëndë narkotike, para dhe armë.

Sipas mediave italiane, një 37-vjeçar shqiptar u kap pasi ishte vendosur nën vëzhgim nga efektivët, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet rreth një kilogram kokainë dhe rreth 20 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, në zonën e Reggio Emilia agjentë të tjerë vijuan vëzhgimet pranë banesës së 37-vjeçarit, ku identifikuan një tjetër shqiptar, 46 vjeç, i cili u arrestua më pas.

(Kosova Sot Online)