Fatmir Humolli: Vetëvendosje nuk mund të arrinte 51% pa mua

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 22:58
Fatmir Humolli: Vetëvendosje nuk mund të arrinte 51% pa mua

Arsyet pse ai ka dalë nga VV-ja dhe tani është i pavarur në Kuvendin e Kosovës, i ka treguar deputeti Fatmir Humolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Humolli, duke folur për marrëdhëniet e tij me eksponentët e VV-së, tha se ka raporte korrekte me lidershipin.

Ai thotë se u bind që t’i bashkohej VV-së, pasi që mendonte se mund të bënte ndryshim.

Ai beson se VV nuk do të arrinte shumicën e bindshme pa të.

“VV-ja nuk mund të arrinte 51% pa mua”, tha ai.

(Kosova Sot Online)