Bislimi: Është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar siç është Martin Berishaj

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 10:16
Bislimi: Është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar siç është Martin Berishaj

Zëvendëskryeministri , Besnik Bislimi, ka reaguar për rastin e Martin Berishaj, përcjell “Kosova Sot Online”

Bislimi e ka cilësuar “kontrukt artificial” rastin e implikimit të Berishajt në skandalin e shpëlarjes së parave që përfshin miliona euro transaksione nëpër banka dhe qindra mijëra të bartura ‘cash’ mes Kosovës, Malit të Zi e Sllovenisë.

Bislimi tha se nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër tij

Tutje, Bislimi tha se është turp se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar siç është Martin Berishaj.

“Ju e dini shumë mirë që rasti i Martin Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër tij. Është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar siç është Martin Berishaj me shpresën se mund të nxjerret ndonjë beneficion politik”, tha Bislimi.

(Kosova Sot Online)