Kosova falënderon Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 10:44
Kosova falënderon Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Bern midis delegacioneve të ministrive të jashtme të të dyja vendeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai e falënderoi Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës.

(Kosova Sot Online)