Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia e banesës

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 11:27
Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia e banesës

Një punonjës ndërtimi ka rënë nga lartësia teksa po kryente punime në një banesë në Elbasan, shkruan “Kosova Sot Online”.

Pronari i banesës është arrestuar pasi ka kryer ndërtime pa leje si dhe ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Kurse, 40 vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI POLICISË:

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që po kryente punime ndërtimi pa leje, në banesë, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga lartësia, punonjësi që po kryente këto punime, shtetasi M. P., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

(Kosova Sot Online)