52-vjeçari e godet me lopatë në kokë një person tjetër

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 11:34
 52-vjeçari e godet me lopatë në kokë një person tjetër

Një 56- vjeçar ka mbetur i plagosur në Koplik, pas goditjes që ka marr në kokë nga nga një lopatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, mësohet se autori i ngjarjes është një 52 vjeç, banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Dyshohet se 52-vjeçari, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. K., 56 vjeç, banues në Koplik.

56-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)