Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OSHP-së, Kimete Gashi

  • S.A /
  • 10 May 2023 - 12:11
Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OSHP-së, Kimete Gashi

Qeveria e Kosovës, në takimin e fundit,  i ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Kimete Gashi, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti, transmeton "Kosova Sot Online". 

Po në të njëjtën  mbledhje,  kryeministri Kurti tha se shëndeti publik po rrezikohet nga ky vendim i OShP-së dhe rrjedhimisht duhet të merren masa.  Krahas kësaj, qeveria mori vendim edhe për lidhjen e marrëveshjes me GIZ-in gjerman për projektin e promovimit të sipërmarrjes.

(Kosova Sot Online )