Lajm i trishtë për adhuruesit e futbollit, ndërron jetë futbollisti legjendë- i pari që luajti në pesë Kupa të Botës

  • S.A /
  • 10 May 2023 - 10:26
Lajm i trishtë për adhuruesit e futbollit, ndërron jetë futbollisti legjendë- i pari që luajti në pesë Kupa të Botës

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare Antonio “Tota” Carbajal, legjenda e futbollit meksikan, ish-portieri i kombëtares “Tri”. Sipas Antonio Morenos, një i njohur i tij dhe drejtor i “Hall of Fame” të futbollit në Meksikë, ai ishte i sëmurë prej një jave dhe pas një shtrimi të shkurtër në spital i kaloi orët e fundit në shtëpi, transmeton "Kosova Sot Online".

Carbajal ishte futbollisti i parë që luajti në pesë Kupa Botërore dhe që doli në fushë të paktën një herë në secilin prej edicioneve ku mori pjesë.

Në rastin e tij, edicionet ku ka marrë pjesë ishin: Brazil 1950, Zvicër 1954, Suedi 1958, Kili 1962 dhe Angli 1966. Rekordi i tij u barazua më pas nga gjermani Lothar Matthaeus, italiani Gianluigi Buffon, fituesit e shumëfishtë të Topit të Artë Lionel Ronaldo Messi dhe Cristiano Ronaldo, si dhe nga tre meksikanë të tjerë: Rafa Marquez, Guillermo Ochoa dhe Andres Guardado.

(Kosova Sot Online )