Leonard Quku: Sondazhet nxijnë Ramën, ndryshoi tre herë skenarin e fushatës

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 13:01
Leonard Quku: Sondazhet nxijnë Ramën, ndryshoi tre herë skenarin e fushatës

Leonard Quku kryeredaktori i Syri.Net i ftuar në emisionin A Show me Adi Krastën është shprehur se kryeministri Rama në mungesë të një alternative për të ardhmen po zhvillon një fushatë negativiste.

Quku ka theksuar se Rama premtoi se do të mbillte pemë dhe nuk do të shpenzonte para ndërsa në kry të javës mbushi qytetet me pankarta dhe billborde.

"U bë një kohë e gjatë që i ndjekim fushatat por kjo është fushata më specifike që Rama nuk ofron alternativ dhe opsione që qytetarët të votojnë sërisht atë sepse nuk ka se çfarë të ofrojë. Mungesa e një bilanci që të thotë më votoni se kam mbaruar këto punë dhe kam disa projekte të tjera për të mbaruar.

Tani ai po përdor një diskurs duke zhvilluar një fushatë negativiste ndaj opozitës ndaj liderit Berisha dhe Metës edhe 61 kandidatëve të PD. Kur i ke të gjitha pushtetet në dorë nga më e vogla deri të më e madhja dhe kuron ta bash akoma kur nuk ke prodhuar asgjë do të bësh që të përdorësh një diskurs negativist kundër rivalëve. Në datë 11 prill Rama zbardhi emrat e kandidatëve dhe shpalosi programin vetëm përpara që u kthye në një meme në rrjetet sociale tha se nuk do të shpenzojmë para për fushatë por do të mbjellim pemë.

Por menjëherë më pas u pa që Tirana u mbush me reklama, në krye të një jave tjetre ai vuri fotot e Metës dhe Berishës në një diskurs negativist, ndërsa javën e tretë merr mikrofonin në mitingje dhe ka një oratori denigruese pasi sondazhet e tij janë shumë të ulëta."

(Kosova Sot Online)