Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 13:15
 Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka theksuar se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Falënderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria po i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Kosovën, edhe një herë e theksova se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit varet nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)