Kur pritet ndryshimi i motit në Kosovë?
Moti me shi dhe më ftohtë pritet të jetë edhe të enjten, shkruan “Kosova Sot Online”.
Të premten do jetë më ngrohtë , por që pritet të ketë edhe rrebeshe me bubullima.
Rreshje të shiut pritet të ketë edhe në ditët në vijim.
10.05.2023 – Mbetet mot jostabil edhe në ditë vijuese. Të enjten ende ftohtë me të reshura shiu kohëpaskohe dhe temperatura maksimale prej 14C. Të premten do të ketë edhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullima. Më ngrohtë të shtunën me 20C, me mundësi për riga lokale shiu. Nga e diela sërish priten të reshura shiu dhe rënie e temperaturës. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe luhaten nga 7C deri 10C.
Indeksi i cilësisë së ajrit, do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Datat:
11.05 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe të reshura shiu kohëpaskohe.
12.05 – Më ngrohtë, me intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
13.05 – Ngrohtë. Vransira të ndryshueshme dhe mundësi për riga lokale shiu.
14.05 – Kryesisht vranët dhe të reshura shiu kohëpaskohe.
15.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten reshje lokale shiu.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale, e javën e ardhshme në rënie.
(Kosova Sot Online)