Vidhte ushqimet e kompanisë dhe i shiste, arrestohet punëtori 40-vjeçar

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 15:04
Vidhte ushqimet e kompanisë dhe i shiste, arrestohet punëtori 40-vjeçar

Një 40-vjeçar nga Drenova e Korçës që punonte si agjent shitjes është arrestuar, pasi dyshohet se shiste produkte ushqimore me vlerë të konsiderueshme të kompanisë në të cilën ishte punësuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky person gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, ka tërhequr mallra të ndryshme për llogari të kësaj kompanie dhe nuk i ka depozituar ato, por i ka shitur në subjekte të tjera, duke përfituar shumën 2 600 000 lekë të rinj.

“40-vjeçari G.Sh, banues në fshatin Drenovë të Korcës, i cili punonte në një kompani që tregton produkte ushqimore me shumicë, gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, ka tërhequr mallra të ndryshme për llogari të kësaj kompanie dhe nuk i ka depozituar ato, por i ka shitur në subjekte të tjera, duke përfituar shumën 2 600 000 lekë të rinj”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

(Kosova Sot Online)