Vetura godet këmbësoren 64 vjeçare

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 15:32
 Vetura godet këmbësoren 64 vjeçare

Një aksident sot ka ndodhur në Ersekë, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasen rreth 64 vjeçe, e cila u dërgua në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)