Halimi: Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 16:24
Halimi: Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike

Pas deklaratës së Besnik Bislimit, që ikja e qytetarëve nga Kosova është “diçka normale”,  ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se ikja e qytetarëve nuk është betejë politike por shqetësim për shoqërinë.

“Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike, është shqetësim për shoqërinë dhe duhet të na bëjë bashkë të gjithëve. Derisa zëvendës kryeministri e konstaton ikjen si ‘normale’ do të pritej nga qeveria sëpaku një hulumtim për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse po ikin qytetarët? Mjekët dhe ekspertët e fushave të ndryshme? Pas kësaj përgjigje dalin plot pyetje të tjera, përgjigjet në të cilat partia në pushtet i kishte në fushata parazgjedhore. Mjerisht nuk i ka më!?”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)