Molina: Qëndrimi i Spanjës për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 17:43
Molina: Qëndrimi i Spanjës për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Qëndrimi i Spanjës për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, ka deklaruar ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një takimi me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ambasadori spanjoll ka thënë se Spanja “vazhdon të mbështesë fuqishëm kërkesat e Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Ndërkohë, Vuçeviq e ka falenderuar Spanjën “për qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, si dhe për votimin e fundit “në lidhje me kërkesën e Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

(Kosova Sot Online)