Bajrami: Është e frikshme mbrojtja që i bëhet Martin Berishajt

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 18:24
Bajrami: Është e frikshme mbrojtja që i bëhet Martin Berishajt

 Deputetja Hikmete Bajrami, thotë se është e frikshme mbrojtja që po iu bëhet ambasadorit Martin Berishaj dhe kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo thotë se një mbrojtje e tillë Berishajt po i bëhet edhe përkundër faktit se ndaj tij tashmë rëndojnë tri akuza.

“Është e frikshme mbrojtja që i bëhet Martin Berishajt dhe z.Krasniqi. Është e frikshme. Askush nuk i demanton të dhënat që janë sekrete publike. Tek Martin Berishaj rendojnë tri akuza, për deklarime të rresjehëm të pasurisë, për evazion fiskal dhe për deklarim të rrejshëm në Komisionin Hetimor. Ndërkohë në dy vitet e fundit ka pasur 1.4 milion trasfere bankare. Ndërkohë që z.Berishaj ka thënë në Komision që e kam falë kompaninë”, ka thënë ajo.

Bajrami thotë se edhe ndaj Nagip Krasniqit ka akuza për tendër të shumtë një burimor për shuma shumë të mëdha.


(Kosova Sot Online)