Sveçla: Falënderoj Parlamentin Evropian për miratimin e Raportit për Kosovën

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 20:00
Sveçla: Falënderoj Parlamentin Evropian për miratimin e Raportit për Kosovën

Minisitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur miratimin e Raportit për Kosovën Parlamentin Evropian, i cili vlerëson lartë arritjen e progresit demokratik në Kosovë.

Sipas Sveçlës, raporti vlerëson arritjet e Kosovës në sektorë të ndryshëm duke përfshirë edhe krimin e organizuar.

“Falënderoj Parlamentin Evropian për miratimin e Raportit për Kosovën i cili vlerëson lartë arritjen e progresit demokratik të Kosovës. Në raportin e votuar sot, vlerësohet progresi i bërë në forcimin e demokracisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit.”, shkruan Sveçla.

“Raporti vlerëson arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në fushën e punëve të brendshme dhe migracionit, rritjen e operacioneve të suksesshme që synojnë luftimin e krimit të organizuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar”, shtoi ai.

Tutje, Sveçla shprehu shqetësim edhe për situatën në veri me bandat kriminale të cilën edhe raporti e thekson.

(Kosova Sot Online)