Profesori universitar nga Serbia, kërkon ta mbështesin opozitën pa sandviç dhe mëditje

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 08:18
Profesori universitar nga Serbia, kërkon ta mbështesin opozitën pa sandviç dhe mëditje

Branimir Nestoroviq profesor në Universitetin e Beogradit kërkuar nga opozita në Serbi që ditën e njëjtë kur presidenti serb ka caktuar tubim me përkrahësit e tij, edhe opozita të jetë në sheshin Republika.

“Presidenti Vuçiq ftoi mbështetësit e tij në një tubim më 26 maj në Beograd. Ftoj gjithë opozitën të organizojë një miting në të njëjtën kohë në Sheshin  Republika dhe të tregojë se do të jemi më shumë se ata, pa mëditje dhe sandviçë” ka shkruar profesor Nestroviq.

Ndryshe, presidenti serb ka paralajmëruar dorëheqje nga kreu i partisë SNS dhe formimin e  një parti tjetër. Të shpeshta janë rastet kur partia në pushet në Serbi, u paguan mëditje dhe u jap sandviç përkrahësve dhe votuesve të tyre.

(Kosova Sot Online)