Parashikimi i motit për sot në Kosovë, pasdite rrebeshe dhe bubullima

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 08:20
Parashikimi i motit për sot në Kosovë, pasdite rrebeshe dhe bubullima

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe të reshura shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, nesër moti do të jetë i ngrohtë, ku pasdite pritet të ketë rrebeshe dhe bubullima.

Njoftimi i plotë:

11.05 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

12.05 – Më ngrohtë, me intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

 

13.05 – Ngrohtë. Vransira të ndryshueshme dhe mundësi për riga lokale shiu.

14.05 – Kryesisht vranët dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

15.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten reshje lokale shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale, e javën e ardhshme në rënie.

(Kosova Sot Online)