Lajçak simbolikisht e ka “hapur” Urën e Ibrit, shkon këmbë në Veri

  • S.A /
  • 11 May 2023 - 12:21
Lajçak simbolikisht e ka “hapur” Urën e Ibrit, shkon këmbë në Veri

Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Lajçak bashkë me ekipin e tij kanë kaluar në veri të Mitrovicës duke ecur mbi urën e Ibrit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajçak në mëngjes është takuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Pas takimit me Kurtin ai tha se do të shkojë në Veri për të kuptuar situatën atje.

“Në këtë pasdite do të shkoj edhe në veri të Kosovës. Dua të kem një pikëpamje të dorës së parë të situatës atje dhe shpresoj që të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar plotësisht në normalizim”, tha Lajçak.

Sa i takon hapjes për qarkullim të lirë të urës ai tha se  ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët. Lajçak e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.Emisari i BE-së  në veri, te Shtëpia e Evropës,  do të ketë takim edhe me shoqërinë civile.

https://gorilla.cdnja.co/v/xv/Xvpy3.mp4?token=I5mPyHAlHDfm-sY0Qot4Gw&expires=1683800766

(Kosova Sot Online )