Këto rrugë të Prishtinës do të mbyllen për qarkullim gjatë vikendit

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 13:19
Këto rrugë të Prishtinës do të mbyllen për qarkullim gjatë vikendit

Kryqëzimi i rrugës “Ukshin Hoti” me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim gjatë këtij vikendi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, ka njoftuar “Termokos”.

“NP “Termokos” SH.A., njofton opinionin e gjerë se këtë fundjavë, më 13 dhe 14.05.2023, për shkak të punimeve, që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)