Kompania nga Podujeva kërkon punëtorë, ofron pagë mbi 1 mijë euro

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 14:45
Kompania nga Podujeva kërkon punëtorë, ofron pagë mbi 1 mijë euro

Në shumë sektorë,  mungesa e punëtorëve në Kosovë, ka filluar të ndihet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Punëtorët po ankohen për kushtet e punës dhe për pagat e ulëta.

 

Në hall për punëtorë, ndonëse kanë njoftuar se ofrojnë kushte të mira pune duket se është edhe një kompani nga Podujeva.

Nga kjo kompani kanë njoftuar se kërkojnë saldues me pagë mbi 1 mijë euro dhe punëtorët gjithashtu do të kenë edhe sigurim shëndetësor.

Siç njoftohet po ashtu puna jashtë orarit do të paguhet shtesë e do të jepet edhe paga e 13-të.

Më poshtë njoftimi i tyre:

Image

(Kosova Sot Online)