Albin Kurti tregon se ka pasur sulme kibernetike në sistemin qeveritar

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 15:02
Albin Kurti tregon se ka pasur sulme kibernetike në sistemin qeveritar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi tha se kanë një mbrojtje solide por jo të mjaftueshme sa i përket sulmeve kibernetike, përcjell “Kosova Sot Online”.

“ Besoj që e kemi një mbrojtje solide por jo të mjaftueshme. Kemi pasur dy raste më të theksuara të sulmeve DIDOS në serverët e qeverisë dhe ia kemi dalur përkundër pengesave që na kanë shkaktuar. Pra nuk kanë arritur të depërtojnë në sistem, të na dëmtojnë sistemin mirëpo na e kanë vështirësuar funksionimin”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se sulmet kibernetike nuk janë vetëm të tilla që duan të të dëmtojnë apo të vjedhin, por kemi edhe sulmet në kuadër të luftës hibride.

“Ne po marrim mësime dhe nga rasti i Shqipërisë, por nuk janë sulmet vetëm të tilla që duan të të dëmtojnë apo të vjedhin, ka edhe sulme në kuadër të asaj që po quhet lufta hibride pra depërtimi me qerek të vërteta, me lajme të rrejshme e shpesh herë edhe me histori të rrejshme të cilat nga qendrat e caktuara bëhen publike”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)