Kurti: Pala kosovare është e interesuar të bashkëpunojë për ta shkruar një vizion të ri

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 16:32
Kurti: Pala kosovare është e interesuar të bashkëpunojë për ta shkruar një vizion të ri

“Takimi që u zhvillua sot me emisarin special Lajçak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel dhe përgatitje e takimit që do të zhvillohet mes kryenegociatorëve. Insistimi ynë është ajo çfarë jemi dakorduar, pra zbatim i plotë, i përpiktë i secilit nen, pa vonesa dhe pa kushte”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se pala kosovare është e interesuar të bashkëpunojë, për ta shkruar një vizion të ri për komunitetin serb “sa i përket nivelit adekuat të vetmenaxhimit”.

“Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon në përmbajtje por vetëm në koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshme dhe për neve ishte e rëndësishme që sot ta konfirmojmë me emisarin special Lajçak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika, aneksi i zbatimit në Ohër. E tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë, më tej, një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetmenaxhimit, siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar, duke mos e anashkaluar edhe nenin 10. Ky është synimi ynë, paralelisht me atë që duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejt. Bisedimet janë duke u zhvilluar”, ka deklaruar kryeministri.


(Kosova Sot Online)