Krasniqi: Ja cilin model për Asociacionin e preferon Kosova

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 17:35
Krasniqi: Ja cilin model për Asociacionin e preferon Kosova

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar vizionin e tij për Asociacionin të bazuar në modelin kroat, ka theksuar ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka potencuar se modeli kroat është një model që e preferon Kosova dhe të njëjtin e ka pranuar Serbia në raport me Republikën e Kroacisë.

Ai thotë se tashmë për çështjet e tjera mbetet të koordinohet në takimet e tjera në Bruksel.

“Kryeministir Kurti më 2 maj ka prezantuar një model që Kosova e preferon. Ky është një model që Serbia e ka pranuar në raport me Republikën e Kroacisë dhe për të tjerat tashmë mbetet të koordinohet në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)