Vetëm pak ditë para zgjedhjeve ngushtohet rrethi i rivalëve të Erdogan

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 20:00
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve ngushtohet rrethi i rivalëve të Erdogan

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale në Turqi, është tërhequr kandidati i partisë së tretë Muharrem Ince, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Menjëherë pas këtij lajmi të papritur, ai doli në një deklaratë për mediat, ku sqaroi vendimin për të mos vazhduar rivalitetin e zgjedhjeve të ashpra të 14 majit.

“Unë po tërhiqem nga kjo garë dhe po e bëj këtë për vendin tim. Nuk dua të më fajësojnë mua kur humbasin. I ofrova Turqisë një opsion të tretë. Unë u përpoqa të hap një rrugë, nuk ia dolëm dot. I bëj thirrje secilës familje t’i japë Partisë Atdheu të paktën një vote”, tha Ince.

Kandidati presidencial turk është tërhequr nga gara, duke ulur rivalitetin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ince mbështetej nga një numër i ulët, për këtë arsye ishte shtuar frika nga opozita se figura do ta ndante votën kundër Erdoganit.

Partia Atdheu, do të mbetet në garën parlamentare, gjithashtu edhe emri i tij në fletën e votimit. 59-vjeçari kandidoi për president në vitin 2018, por humbi kundër Erdoganit.

Turqia mban zgjedhje çdo pesë vjet. President zgjidhet kandidati që merr më shumë se 50% të votave në raundin e parë, por nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën, zgjedhjet shkojnë në një raund të dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave në raundin e parë.

(Kosova Sot Online)