Latifi: Ky është qëllimi i vetëm i opozitës shqiptare në zgjedhje

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 21:19
Latifi: Ky është qëllimi i vetëm i opozitës shqiptare në zgjedhje

Qëllimi i vetëm i opozitës në Republikën e Shqipërisë në këto zgjedhje lokale është mbijetesa, ka deklaruar Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Latifi ka parashikuar zgjedhje monotone, për shkak se nuk beson që do të ketë garë.

“Do të jenë zgjedhje monotone. Zgjedhjet janë interesante vetëm kur ka garë”, ka thënë ai.  

Latifi shton se fajtore për gjendjen e dobët të opozitës në Shqipëri, është vetë opozita me vendimet e saj.

“Opozita hynë për një qëllim të vetëm, hynë për mbijetesë. Nuk ka gjasa të fitojë bashki të mëdha dhe tani vetëm kërkon që të mbijetojë. Problemi është se fajtor për këtë gjendje, në fund të fundit, është vet e djathta. Ajo ka lejuar me vetëdije, pa vetëdije, ka leju mu përfshi në një proces të tmerrshëm të përçarjes dhe të ndarjes”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)