Power sot takohet me Kurtin, bashkë shpallin ankandin për parkun me energji solare

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 08:12
Power sot takohet me Kurtin, bashkë shpallin ankandin për parkun me energji solare

Sot do të shpallet ankandi i parë për parku me energji solare me kapacitet prej 100 Megawatt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky ankand do të shpallet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e Administratorja e USAID-it, Samantha Power.

Sipas njoftimit të qeverisë, shpallja e ankandit do të bëhet në ora 15:00.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Poëer, ka deklaruar dje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Megjithatë, ajo ka theksuar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një urgjencë.

(Kosova Sot Online)