Sot moti në Kosovë me rrebeshe dhe bubullima

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 08:15
 Sot moti në Kosovë me rrebeshe dhe bubullima

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me intervale me diell, kurse pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, shkruan "Kosova Sot Online”.

Po ashtu, edhe nesër do të jetë moti i njëjtë, i ngrohtë. Po ashtu parashikohet që të ketë edhe rrebeshe me bubullima.

Njoftimi i plotë:

12.05 – Më ngrohtë, me intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

13.05 – Ngrohtë. Vransira të ndryshueshme dhe mundësi për riga lokale shiu.

14.05 – Kryesisht vranët dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

15.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten reshje lokale shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale, e javën e ardhshme në rënie.

(Kosova Sot Online)