Këto produkte janë shtrenjtuar në Kosovë

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 08:26
Këto produkte janë shtrenjtuar në Kosovë

Shumë produkte nga më të ndryshe janë shtrenjtuar në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar qumështi, djathi e vezët janë 16.6% më shtrenjtë.

Edhe energjia elektrike këtë vit pësoi ngritje për 7.2 për qind në prill të këtij viti krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse drutë për zjarrë që janë më shtrenjtë këtë vit për 18.7 për qind.

Këto të dhëna u publikuan nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

(Kosova Sot Online)