Aksidentimi i veturës së ambasadës ruse, policia jep detaje

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 10:03
Aksidentimi i veturës së ambasadës ruse, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku u përmbys një makinë diplomatike e amabasadës ruse, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, automjeti i ambasadës ruse është përplasur me banderolën metalike të rrugës, dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me bordurën.

Si pasojë e aksidentit mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi rus Sergei Mironov, 36 vjeç, ndërsa një 30-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)