Lajçak shkon në Serbi për ta takuar Vuçiqin

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 10:28
 Lajçak shkon në Serbi për ta takuar Vuçiqin

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, sot do ta vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin do të diskutojë lidhur me hapat e radhës në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj.

Draft-statuti për formimin e asociacionit i prezantuar nga ekipi menaxhues më 2 maj në Bruksel, pritet që të jetë në tryezë me Beogradin që kërkon me ngulm marrjen e tij për bazë.

(Kosova Sot Online)