Policia e Kosovës me operacion në disa rajone të Kosovës

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 15:28
Policia e Kosovës me operacion në disa rajone të Kosovës

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa rajone të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka thënë se ky operacion është kryer me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante ka realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera.

(Kosova Sot Online)