Kurti bashkë me Power shpall ankandin për parkun me energji solare

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 15:44
Kurti bashkë me Power shpall ankandin për parkun me energji solare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe administratoren e USAID-it, Samantha Power kanë shpallur ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ftoi kompani vendore e ndërkombëtare për këtë ankand.

“Tashmë është e padiskutueshme se siguria energjetike është siguri kombëtare. Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokrate, të cilëve iu leverdis varësia energjetike e Europës. Kërcënimet në rritje të ndryshimeve klimatike e bën edhe më urgjent këtë nevojë”.

(Kosova Sot Online)