Policia e Kosovës organizon operacionin 'Guri'

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 17:52
Policia e Kosovës organizon operacionin 'Guri'

Në vazhdën e operacionit “Guri”, policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar rreth 12 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihunë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, sot janë kontrolluar 11 lokacione, ndërsa gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar në tentim për t’i ikur policisë, ka kërcyer nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.

“Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se në tri operacionet e më hershme dhe këtë të ditës së sotme, janë konfiskuar 48 kilogramë marihuanë, vlera e së cilës sipas policisë është rreth 70 mijë euro dhe  janë arrestuar nëntë të dyshuar.

(Kosova Sot Online)