Papa: Kafshët nuk zëvendësojnë fëmijët

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 18:19
Papa: Kafshët nuk zëvendësojnë fëmijët

Të krijosh një familje në Itali është shndërruar në një përpjekje titanike që vetëm të pasurit mund ta përballojnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu deklaroi Papa Françesku duke paralajmëruar se kushtet kafshërore të tregut të lirë të punës po frenojnë të rinjtë që të kenë fëmijë.

Lindjet në Itali kanë rënë poshtë 400 mijë gjatë vitit 2022, duke shënuar për të 14 herë radhazi rënien e lirë të numrin të popullatës.

Papa Françesku i dha këto deklarata në një konferencë për krizën demografike, ku tha se rënia e nivelit të lindshmërisë sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen, me brezat e rinj të rënduar nga një ndjenjë e pasigurisë dhe brishtësisë.

Kreu i Vatikanit tha kafshët po zëvendësojnë fëmijët në disa familje, teksa tregoi se si një grua në audiencë kishte hapur çantën e saj për të kërkuar bekimin papnor për “beben e saj”, por vetëm se nuk ishte një foshnje por një qen.

“Unë humba durimin dhe e qortova duke thënë se shumë fëmijë janë të uritur dhe ju më sillni një qen”, tha Papa Françesku. 

(Kosova Sot Online)