Abdixhiku takon ambasadorin gjerman Rohde

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 20:10
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman Rohde

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të Ministrisë së Jashtme gjermane, Susanne Schütz dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit zyrtar nga LDK, në takim është diskutuar për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova, ku kryetari Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e partisë për marrëveshjen e Ohrit.

Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia. Për më shumë, kryetari Abdixhiku shprehu mos pajtueshmërinë e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili draft parasheh një strukturë shtetërore brenda shtetit të Kosovës; një model i rrezikshëm për Kosovën. Në takim kryetari Abdixhiku përsëriti thirrjen që, Qeveria e Kosovës të marrë përfundimisht rolin e kontribuesit konkret dhe gardianit  të interest të Kosovës në procesin e dialogut; të sigurojë që çdo zgjidhje të jetë në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)