Vitia thotë se ka nisur 'transformimi rrënjësor' i klinikës së Onkologjisë

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 20:23
Vitia thotë se ka nisur 'transformimi rrënjësor' i klinikës së Onkologjisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ku ka thënë se po fillon transformimi rrënjësor i saj me një fond investues prej 2.1 milionë eurosh.

Ministri Vitia ka bërë të ditur se investimet janë ndarë infrastrukturë dhe aparaturë të avancuar.

Sipas ministrit Vitia, përkujdesi ndaj qytetarëve si dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore janë gjithmonë prioritet i Ministrisë e Shëndetësisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Tashmë është i gatshëm edhe projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme për pacientët në Onkologji”, ka thënë ministri Vitia.

(Kosova Sot Online)