Zbulohet mashtrimi i konsumatorëve me sasi të naftës në Vushtrri

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 20:40
Zbulohet mashtrimi i konsumatorëve me sasi të naftës në Vushtrri

Pas inspektimit në tregun e sektorit të derivateve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hasur në mashtrim ndaj konsumatorëve përmes shmangies së sasisë së derivateve të naftës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

MINT njofton se rasti nga Vushtrria është procedduar përmes organeve kompetente.

Në njoftimin e MINT-it, thuhet se: “Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim: Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik. Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë dhe procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente”.

Sipas këtij njoftimi, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në aksionin e zhvilluar të datës 11.05.2023, ka realizuar verifikimin e jashtëzakonshëm të shpërndarësve të karburantit, të instaluar në një nga pikat shitëse në rrugën Faruk Beqiri, në Vushtrri.

(Kosova Sot Online)