Berisha: Benet Becit nuk i falet kurrë që kandidoi për Edi Ramën

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 09:16
Berisha: Benet Becit nuk i falet kurrë që kandidoi për Edi Ramën

Lideri i Partisë Demokratike,  Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” foli për garën zgjedhore në bashkinë e Shkodrës.

Edi Rama ka kandiduar në kryeqendrën e veriut, Benent Becin, ish drejtor i FSHZH, KESH-it dhe ish-deputet.

Duke komentuar këtë zgjedhje të Edi Ramës, Berisha u shprehur se Beneti ka pasur detyra e tij në projektet e qeverisë, në kohën kur PD ishte në pushtet, por në atë periudhë nuk ka pasur asnjë dokument të një akti korruptiv, por duke qëndruar me Edi Ramën, nuk bëri gjë tjetër veç vjedhjes.

Në projektin tim të ndërtimit të rrugëve, Beneti ka pasur detyrat e veta, dhe në atë periudhë nuk kam pasur asnjë dokument  të një akti korruptim, por duke qëndruar me Edi Ramën, sigurisht nuk bën gjë tjetër veç vjedhjes.

Por dy gjëra di për Benetin, u bë drejtor i KESH-it, dhe ligji e detyron atë të dëmshpërblejë të gjithë të përmbyturit nga diga.

Kur ne ishim në pushtet, në dy përmbytje e detyrova KESH-in të dëmshpërblejë qytetarët në çdo qindarkë, në përmbytjen e tretë ishte trokë, nuk kishte asgjë në arkë dhe iu thash qytetarëve që kur të ketë lek, do iu jepen.

Por Beneti, jo që nuk i dha ato, por as në dy përmbytjet e tjera që u bënë, nuk i dëmshpërbleu banorët.

Nuk i di aferat e tjera, por Beneti nuk ka diskutuar njëherë për Shkodrën, dhe tani ato që po bën janë qesharake.

Ato rrugë që janë ndërtuar në qarkun e Shkodrës, janë projekte të qeverisë së mëparshme.

Unë ia thash atij, ka bërë gabimin më fatal që ka kandiduar për qeverinë e Edi Ramës.

(Kosova Sot Online)