Obiliq: Një femër thotë se është sulmuar disa herë seksualisht nga një person

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 09:31
Obiliq: Një femër thotë se është sulmuar disa herë seksualisht nga një person

Në Obiliq, një femër ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht disa herë nga një person i dyshuar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Lidhja e Prizrenit, Obiliq NN. Viktima kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht disa herë nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)