Plagosen dy persona në veri, i dyshuari ndodhet në arrati

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 10:38
Plagosen dy persona në veri, i dyshuari ndodhet në arrati

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në veri të Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani,  ka deklaruar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital, duke shtuar se jeta e tyre nuk është në rrezik.

Kurse, Elshani ka treguar se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)