Hovenier dhe Power takohen me Osmanin, "Folëm për përkrahjen e palëkundur për Kosovën në integrim dhe dialog"

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 12:09
Hovenier dhe Power takohen me Osmanin,

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka treguar se sot ka shoqëruar shefen e USAID, Samanta Poëer, në takimin që zyrtarja e lartë amerikane ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, trasnmeton "Kosova Sot Online".

Hovenier thotë se në këtë takim është diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane në përkrahje të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen e Washingtonit për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot iu bashkova Samanta Power në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik dhe përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)