FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në afërsi të lumit Llap

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 14:01
FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në afërsi të lumit Llap

Ushtarët e FSK-së kanë gjetur sot trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit Llap në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Njoftimi i plotë:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve.

Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

(Kosova Sot Online)