Paloka: Nesër shqiptarët kanë shancin për të ndryshuar të ardhmen

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 16:43
Paloka: Nesër shqiptarët kanë shancin për të ndryshuar të ardhmen

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të shfrytëzojnë shancin që kanë nesër për të ndryshuar historinë.

Paloka është shprehur se nuk janë dhe aq larg vitet kur një tjetër diktator injorant e diabolik i vinte shqiptarët ti binin lodrave e të kërcenin pikërisht në ditën që ju merrte tokat e pronat.

Postimi:

Neser shqiptaret kane nje shans tjeter per te ndryshuar jo vetem pushtetin, por dhe historine e tyre qe jo rralle i ka vendosur ne pozita aspak dinjitoze qe pas 1945 …

Nuk jane dhe aq larg vitet kur nje tjeter diktator injorant e diabolik i vinte shqiptaret ti binin lodrave e te kercenin pikerisht ne diten qe ju merrte tokat e pronat ! Kronikat e asaj kohe , me njerez qe hidhen perpjete gjithe gezim nen tingujt e cyrleve dhe dajreve nderkohe qe dorezojne dhe lopen e fundit qe ju mbante me qumesht femijet, nuk ndryshojne fare nga kronikat e kesaj fushate ku sheh nje popull te mjere qe hidhet perpjete me tallavane e Rames nderkohe qe zyrtaret e majmur , pushtetaret, perplasin duart rreth tyre me nenqeshje cinike ne surratet e lyrosur .

Prandaj vota neser nuk eshte vote vetem per te shpetuar pluralizmin e demokracine ne kete vend, po eshte vote per te shpetuar dhe dinjitetin e gjithesecilit. Eshte vote kunder atyre qe jo vetem ju kane varferuar por dhe tallen me varferine tuaj! Eshte vote kunder atyre qe jo vetem ju dhunojne por edhe ju poshterojne pasi ju kane dhunuar!

Prandaj neser votoni kunder varferise, kunder dhunes , kunder arrogances e poshterimin. Boll e shitet dinjitetin dhe te ardhmen e femijeve tek shkaktaret e mjerimit tuaj!

(Kosova Sot Online)