Arrestohet suharekasi pasi dyshohet se shqetësoi një grua

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 09:23
Arrestohet suharekasi pasi dyshohet se shqetësoi një grua

Pasi dyshohet se e ka shqetësuar dhe ngacmuar në vazhdimësi një grua përmes mesazheve në telefon, një person është arrestuar dje në Suharekë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“NGACMIM- Suharekë 13.05.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilën ishte duke shqetësuar e ngacmuar në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)