Shqipëri: Deri më tani pjesëmarrje e ulët në votime

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 09:29
Shqipëri: Deri më tani pjesëmarrje e ulët në votime

Shqipëria zgjedh sot 144 kandidatë për kryebashkiakë për 61 bashki të vendit. 5213 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Deri më tani është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime, ndërsa janë shfaqur gjithashtu disa probleme teknike në disa qendra votimi.

Në 3 bashki të rëndësishme si Elbasani e Kamza dhe Vora , jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik.

8:39 Zgjedhjet/ Voton Belind Këlliçi: Sot vendoset fati i Tiranës

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka votuar sot në Shkollën “Dora d’Istria”.

8:20 Zgjedhjet/ Fredi Beleri në burg, si paraqitet situata në Himarë

Arrestimi i kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri, para zgjedhjeve solli reagime të ashpra mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në orët e para të hapjes së votimit situata atje paraqitet e qetë dhe njerëzit kanë filluar të votojnë.

8:05 Vonesa dhe probleme me pajisjet e identifikimit, në këto qytete nuk ka nisur ende procesi i votimit

Pajisjet e identifikimit elektronik kanë shfaqur probleme në Lushnje dhe Kavajë ku ende nuk ka nisur procesi i votimit. Gjithashtu probleme ka edhe në disa zona të tjera.

7:56 Zgjedhjet/ Voton Balluku: Uroj një proces të qetë, siç e meriton Shqipëria

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është dhe një ndër të parat nga radhët e qeverisë që ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tiranës.

7:54 Në tre bashki sot aplikohet votimi elektronik, të dhëna reale mbi pjesëmarrjen e qytetarëve

Në tre bashki të vendit votimi për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. do të kryehet në mënyre elektronike.

7:30 Shqipëria zgjedh sot 61 drejtuesit e rinj vendorë (Përballjet)

Nga ora 07:00 deri më 19:00, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj.

Lexo: Dhunohet kandidati i PS-së në Kolonjë, simpatizanti i “BF” shoqërohet në polici

Kandidati i PS-së Erion Isai për bashkinë e Kolonjës është dhunuar mesnatën e djeshme në fshatin Qinam nga një simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku prezent ka qenë edhe kandidati i kësaj force Ethem Lumani.

(Kosova Sot Online)