Një ditë para takimit në Bruksel, Vetëvendosje 'godet' Lajçakun

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 11:29
Një ditë para takimit në Bruksel, Vetëvendosje 'godet' Lajçakun

Ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Lëvizja Vetëvendosje ka ashpërsuar kritikat, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, partia në pushtet po konsideron Lajçakun si të anshëm në proces të dialogut, sidomos pas deklaratave se “draft-statuti i ish-ekipit menaxhues duhet të jetë pikënisje për Asociacionin”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se qëllimi i Lajçak është që të ofrojë një version ekstrem për Asociacionin dhe jo një version real dhe të thotë “ejani takohemi kah ‘mesi’ për të bërë një kompromis”.

(Kosova Sot Online)