FSK në terren për gjetjen e 29-vjeçarit serb

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 14:48
FSK në terren për gjetjen e 29-vjeçarit serb

Për gjetjen e 29-vjeçarit me nacionalitet serb, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shtërpcës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

FSK njofton se është angazhuar në këtë proces me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

FSK informon se “kanë filluar operacionin e kërkimit të të riut 29-vjeçar i nacionalitet serb nga fshati Biti e Epërme”.

(Kosova Sot Online)